Ergi Shkëlzeni,
dizajner vizual dhe ilustrues
Duke kërkuar mënyra për t'u shprehur, për të zbuluar dhe zgjidhur probleme në të njëjtën kohë, arrita tek dizajni. Ky kërkim më ka bërë të prek shumë disiplina me kalimin e viteve, nga muzika elektronike dhe filmi eksperimental tek vizatime dhe publikime karikaturash satirike.
Ky kërkim më ka çuar drejt teknologjisë, e cila çdo ditë e më shumë po del jashtë kontrolli. Dizajni në teknologji, ashtu siç po përdoret për të na distancuar dhe dëmtuar nëpërmjet të ashtuquajturave "dark patterns" dhe mekanizmave që nxisin varësinë, po ashtu mund të na ofrojë liri, duke gjetur mënyra të reja për të ndërtuar besim dhe duke e bërë jetën më të lehtë, më të aksesueshme, e pse jo, më të bukur.
Kjo arsye më motivon të vazhdoj të jap ekspertizën time për sovranitet teknologjik, për organizata që përkrahin të drejtat dixhitale dhe për njerëz që ndërtojnë teknologji të hapur dhe të lirë.
Vizatimeve të mia groteske bardh e zi i kam vënë emrin Tronkilu, nga ku vjen tronkilu.studio, emri që kam zgjedhur për këtë praktikë.
Praktika
Puna ime përfshin identitetin vizual, sistemet e dizajnit, dizajnin editorial dhe të faqosjes, dizajnin e aksesueshëm dhe auditim. Formimi im akademik është në shkenca kompjuterike, gjë që më jep siguri si në aspektin teknik dhe sistematik të një projekti, ashtu edhe në atë kreativ.
Prej 2018-ës kam pasur kënaqësinë të punoj me ekipin e Ura Design si Drejtues i Dizajnit Vizual, duke ndihmuar me identitete vizuale, raporte dhe publikime, ndërfaqe dhe komunikim vizual. Gjatë kësaj kohe kam bashkëpunuar me organizata dhe nisma të teknologjisë së hapur dhe lirisë në internet, si p.sh. platforma për matjen e censurës dhe mbrojtjen e privatësisë. Kështu, këto nisma janë më të besueshme dhe arrijnë të depërtojnë tek njerëzit të cilët kanë nevojë për to.
Disa organizata me të cilat kam punuar si Drejtues i Dizajnit Vizual në
Do
flasim?
Do vij unë drejt teje, sapo të marr mesazhin tënd.